Sa i mjerë që është i biri i Ademit.
Goditet me tri fatkeqësi brenda ditës dhe natës dhe nuk merr mësim nga asnjëra nga to.
– Fatkeqësia e parë:
Vitet i shkurtohen për çdo ditë dhe ditën kur i shkurtohet viti i tij, ai nuk mërzitet. Kurse kur i pakësohet diçka nga pasuria, pikëllohet tepër.
Pasuria zëvendësohet, kurse vitet nuk kthehen.
– Fatkeqësia e dytë:
Për çdo ditë ushqehet nga furnizimi i Allahut, dhe nëse është furnizim nga hallalli, do të llogaritet për të, kurse nëse është nga harami, do të ndëshkohet për të.
I mjeri, nuk e di përfundimin e llogaritjes së tij Ditën e Kiametit.
– Fatkeqësia e tretë:
Për çdo ditë, i afrohet nga pak ahiretit dhe i largohet nga pak dynjasë.
Edhe përskaj këtij fakti, ai nuk brengoset për ahiretin e përhershëm, aq sa i kushton rëndësi dynjasë kalimtare.
Dhe ai nuk e di se a do të jetë përfundimi i tij në Xhenetin e Allahut, apo në Xhehenemin e mallkuar.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU