Sa më larg ushqimit të shpejtë

Shpesh ushqehemi në mënyrë jo të shëndetshme, duke blerë atë që na bie në dorë e para. Por rruga deri te ushqimi i shëndetshëm nuk është aq e gjatë dhe e shtrenjtë

Shpesh ushqehemi në mënyrë jo të shëndetshme, duke blerë atë që na bie në dorë e para. Por rruga deri te ushqimi i shëndetshëm nuk është aq e gjatë dhe e shtrenjtë. Njëra nga arsyet pse vrapojmë pas ushqimit të shpejtë, janë shujtat e parregullta. Shujta e parë zakonisht është pas orës 10 apo 11 dhe të punësuarit më së shpeshti përcaktohen për ushqimin e shpejtë, i cili është përplot yndyra të ngopura, kripë dhe sheqer. “Është e rëndësishme të hani mëngjesin në shtëpi.

Por nëse nuk e bëni këtë, një zgjedhje e mirë për mëngjes do të ishin drithërat bollgur me fruta sezonale, fara liri dhe jogurt apo sandviç nga buka integrale në vend të bukës së bardhë, e lyer me djathë me pakëz yndyrë në vend të keçapit dhe majonezës, me një ve të zier në vend të sallamit apo salsiçeve dhe me sallatë të gjelbër, spec apo domate”, sqarojnë ekspertët. Duke marrë parasysh orarin e gjatë të punës, në mes të shujtave kryesore, duhet të kemi së paku dy zamra. “Mund të përgatisni një jogurt të shijshëm frutash, ku në një gotë me jogurt, do të prisni disa fruta sezonale. Nëse qëndroni në punë edhe pas orës 17, duhet të merrni me vete një drekë të lehtë: pastë integrale, e lyer me vaj ulliri, mëlmesa bimësh sipas dëshirës dhe duke i shtuar copëza mishi të pjekur pule apo peshku ton”, sugjerojnë ekspertët.