Rtv Pendimi
Të ndryshme

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Me Sadakatul Fitër, nënkuptojmë:,, Dhënien e një pjese të pasurisë në mënyrë të obliguar për shkak të përfundimit të agjërimit dhe fillimit të ngrënies, mos agjërimit´´. Sadakatul Fitri sipas fukahave të medhhebit Hanefij, është Vaxhib, dhe u bë obligim në vitin e dytë të hixhretit(shpërnguljes së Muham-medit a.s në Medine, në të njejtin vit kur u bë Farz edhe agjërimi i muajit të Ramazanit. Argument për obligueshmërinë e tij është hadithi i Pejgamberit a.s. që e transmeton Abdull-llah ibni Omeri r.a. ku thotë:

,, Pejgamberi a.s. e ka bërë obligim dhënien e sadakatul fitrit në Ramazan, një sa’a prej hurmave ose një sa’a prej elbit, për cdo të lirë dhe rob, për cdo mashkull dhe femër, për cdo të vogël dhe të rritur prej muslimanëve ´´( Muslimi).

Gjithashtu transmetohet nga Ebi Seidi të ketë thënë: ,, E jepnim zekatul fitrin një sa’a prej gruri, ose një sa’a djath, ose rrush të thatë´´ ( Nesaiu ).

-Por cila është urtësia e dhënies së kësaj lëmoshe (sadakatul fitrit) ?

-Një nga urtësitë e dhënies së saj është ajo që ndërlidhet me agjërimin, ku ndodhë që njeriu gjatë ditëve agjëruese të njollos agjërimin e tij me fjalë banale dhe punë jo të mira. Ndërsa qëllimi i agjërimit ishte që të arrihet grada më e lartë e edukatës dhe sjelljes sonë të mirë, dhe ku bashkë me barkun tonë të agjërojnë edhe gjithë gjymtyrët e trupit tonë. Kur dihet nga fakti se shumë pak agjërues shpëtojnë nga këto gjatë ditëve agjëruese, atëherë vjen sadakatul fitri si pastrim për agjëruesin nga këto mangësi që kishtëe gjatë muajit Ramazan dhe është e vërtetuar se vepra e mirë pas asaj të keqes e pastron atë. Disa nga dijetarët e krahasojnë sadakatul fitrin sikur sexhdeja e harresës që bëhët kur ne gabojmë në Namaz, dhe plotësojmë mangësinë që kishim gjatë faljes, edhe Fitri plotësonë ose pastronë gabimet tona gjatë agjërimit. Në lidhje me këtë kemi hadithin e Pejgamberit a.s që e transmeton Ibni Abbasi r.a. ku thuhet: ,, Pejgamberi a.s. e bëri vaxhib sadakatul fitrin pastrim për agjëruesin prej fjalëve të këqija dhe ushqim për të varfërin, kush e jep atë para namazit të bajramit ajo i pranohet, e kush e jep pas kësaj kohe ajo është një sadaka nga sadakatë e rëndomta vullnetare ´´( Ebu Davudi).

-Urtësia tjetër e dhënies së sadakatul fitrit është ajo që ndërlidhet me shoqërinë dhe përhapjen e dashurisë vëllazërore mes muslimanëve e sidomos mes të varfërve në meset tona. Fitri vjen në një kohë kur nuk guxojmë në asnjë mënyrë që në ditët më të gzueshme të muslimanëve siq është bajrami, t’i shohim të varfërit tonë të mërzitur , të pikëlluar dhe të lënë në harresë, duke mos pasur ata me cka të veshin për fëmit e tyre por edhe mos të kenë edhe ushqim në sofrën e bajramit. Të paktën në këto ditë edhe ata të ndjehen të afërt dhe të barabartë me të pasurit. Pejgamberi a.s. në lidhje me këtë tha: ,, Pasuroni ata që të mos lypin atë ditë´´.

-Kush obligohet me dhënien e sadakatul fitrit ?

Ata që obligohen me këtë sadaka duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të jetë musliman, të jetë i lirë, të posedonë pasuri vlerën e nisabit(kufirit prej ku fillohet me dhënë zekatë, por këtu nuk kushtëzohet që nisabi i pasurisë të kalojë një vit siq është te zekati, por që personi të plotësojë nisabin ditën e bajramit), të mos ketë borxhe, dhe t’i ketë kryer nevojat e familjes.

-Për kënd jepet sadakatul fitri?

Vaxhib është që personi të jepë sadakatul fitrin për vetveten dhe për ata që i ka nën mbikëqyrje, si për fëmijtë e tij të vegjël e të varfër, e nëse fëmijët janë të pasur atëherë sadakatul fitrin e jepë nga pasuria e tyre. Fitri nuk jepet për fëmiun në barkun e nënës (nëse lindë para kohës së faljes së Bajramit jepet edhe për të). Gjyshi jep fitrin për bijt e birit(nipat) nëse ata janë të varfër dhe jetimë. Sa i përket bijve të bijës , gjyshi nuk është i obliguar të jepë fitrin për ta. Babi nuk është i obliguar të jepë fitrat për fëmijët e tij të moshërritur,por nëse janë të vegjël ose të moshërritur por jo mirë psiqikisht atëhërë duhet të japë, gjithashtu nuk është i obliguar të paguajë fitrat edhe për babanë dhe nënën e tij edhe nëse i ka nën mbikëqyrje e as për bashkëshorten qofshin të pasur ose të varfur, por më e udhës është që t’i japë për këto sipas dijetarëve të medhhebit Hanefij.

Në medhhebet tjera Shafij, Malikij, Hanbelij njeriu obligohet me fitra nëse posedon pasuri më tepër se sa i nevojitet për natën dhe ditën e bajaramit.

Poashtu te këta medhhebe bashkëshorti është i obliguar të japë fitrin për bashkëshorten e tij, dhe gjithashtu buri ka obligim të japë fitrin për babanë dhe nënën e tij.

-Koha kur duhet të jepet sadakatul fitri?

Sadakatul fitri obligohet të jepet kur hyn koha e namazit të sabahut të ditës së parë të bajramit. Këtu obligohet me fitër prindi për  fëminë që lind në këtë kohë d.m.th. para faljes së bajramit. E nëse vdes dikush para kësaj kohe nuk jepet për të sadakatul fitri. Poashtu nëse dikush bëhet musliman pasi ka hyrë koha e namazit të sabahut ne ditën e bajramit, nuk obligohet me sadakatul fitër.

Është mirë ajo të jepet para faljes së Bajramit, por mundemi edhe gjatë tërë kohës së Ramazanit, por që më e vlefshme është në fund të tij.

Nëse fitri lihet për ditën tjetër të bajramit është rreptësisht e ndaluar, por që obligimi nuk bie, dhe e njejta nuk konsiderohet sadakatul fitër por një lëmoshë e thjeshtë. Për këtë tha Pejgamberi a.s. ,, Kush e jep atë(fitrin) para namazit( të bajramit) ajo është e pranuar, e kush e lenë pas namazit ajo është një sadaka e rëndomtë´´´(Ebu Davud).

-Sa është sasia e obligueshme e sadakatul fitrit?

Sipas Hanefijve, sasia e obliguar e fitrave është përafërsisht dy kg. grurë ose 4 kg elb, hurma, rrush të thatë ose kundërvlera e tyre e cila bile është më e preferuar sot. Poashtu ne sipas vullnetit tonë mund të japim edhe më shumë se sa është e paraparë. Këtë e vërteton ajeti Kur’anor ku All-llahu i madhërishëm thotë: ,, E ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mire për të´´ (El-Bekare 184).

Sot ndoshta këto malle nuk kanë vlerën e duhur që e kishin më parë kur është luftuar për bukë, dhe më e mira është ne të bazohemi në atë cmim që e caktojnë organet kompetente që merren me cështjet islame dhe të muslimanëve siq janë bashkësitë Islame ose institucionet tjera fetare etj.

-Kujt mundemi të ja japim sadakatul fitrin?

Kategoritë që i përmend Kur’ani f.m. të cilëve u takonë zekati, mund t’u jepet sadakatul fitri, ky është mendimi unanim i dijetarëve, (shih ajetin në suren Et-Tevbe, 60), por më e preferuar është të fillojmë nga të afërmit tonë por që e meritojnë vërtet këtë sadaka. Dhe poashtu sadakatul fitri nuk i takon atyre që nuk u takon edhe marrja e zekatit.

-Disa rregulla të përgjithshme mbi sadakatul fitrin:

a-Sadakatul fitri jepet në vendin ku banon dhënësi i saj edhe pse pasurinë e ka në një vend tjetër.

b-Nuk bie obligueshmëria e dhënies së saj  me shkatërrimin e pasurisë, pasi që tu bë obligim.

c-Personi që nuk ka agjëruar me arsyetim ose pa të, ka obligim dhënien e sadakatul fitrit.

d-Gruaja e pasur nuk është e obliguar të jepë sadakatul fitrin për fëmijët e saj, edhe nëse burri i saj është fukara.

e-Gruaja e vejë nuk obligohet të jepë fitrin për fëmijët e saj nga pasuria e vet, ndërsa nga pasuria e fëmijëve mundet.

f-Burri nuk obligohet me dhënien e fitrave për fëmijët e gruas me burrë tjetër.

z-Fitrat nuk u jepen paraardhësve siq janë babai, nëna, gjyshi, gjyshja. Pashtu nuk jepet tek loza e personit siq janë biri dhe bijtë e tij  dhe bijat dhe bijtë e saj, poashtu nuk marrin bashkëshortët mes vete.

s-Lejohet të jepet një të varfuri disa fitra. Poashtu një fitër lejohet t’u ndahet disa të varfërve.

g-Nëse dikush vdes por që e kishte obligim fitrën, nese nuk i ka porositur fëmijët që të japin për të, ata nuk obligohen, por nëse japin nga dëshira e tyre lejohet dhe pranohet e njejta.

 

Referencat:

Kur’ani me përkthim dhe komentim në gjuhë shqipe (H: Sherif Ahmeti).

Pesë shtyllat e fesë  Islame (autorë: Fahrudin E bibi, Irfan Abzi, Taxhedin Bislimi, Jusuf Zimeri, Shkup 1998).

Fikhul Ibadat (Autorë: Flamur Sofiu, Prishtinë 2009).

Fikhul Ibadat (Autorë, Muhamed Seid Serdareviq, përkthyer nga H. Jetish Bajrami, Prishtinë, 1978).

Filozofia e agjërimit (Autorë: Mustafa Sibai, përkthyer nga Muhamed Mustafa, Shkup, 1994.

 

Menderez Alili, Imam

Xhamia,, BASHKIMI´´ Linz

Të ngjajshme

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Kushtrim Guraj

Duaja e namazit te nates…

Hevzi Hasani

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Hevzi Hasani

O Allah, na beko me pjesën e mbetur  të Sha’banit dhe mundëso të arrijmë  Ramazanin

Kushtrim Guraj

Sprova vazhdon!

Kushtrim Guraj

Vaktiat e Ramazanit 2020

Kushtrim Guraj

Gënjeshtra larg nesh!

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU