Sajti që ka 306 milionë fjalëkalime të kërkueshme

Instituti Amerikane i Standarteve dhe Teknologjisë publikoi një udhëzim i cili kërkon nga sajtet të mos pranonin fjalëkalime të cilat ishin kompromentuar më parë në mënyrë që të jenë sa më unikë.

Ndërsa shumica e uebsajteve ende e ofrojnë këtë funksionalitet, Troy Hunt themelues dhe krijues i Have i Been Pwned, ka lançuar një mjet të ri kërkimor i cili analizon nëse fjalëkalimi juaj është hakuar.

Mënyra sesi funksionon është e thjeshtë. Mjafton të vendosni fjalëkalimin në fushën e paraqitur dhe sajti do të kërkojë në databazën e 306 milion fjalëkalimeve të hakuara përgjatë viteve për të parë nëse është unik.

Hunt ofron databazën falas për shkarkim në mënyrë që zhvilluesit ta shkakrojnë dhe integrojnë në uebsajtet e tyre.

Sajti gjithashtu paraqet një listë uebsajtesh të hakuara në të kaluarën si dhe eksploron disa prej fjalëkalimeve që njerzit përdorin më së shumti.