Rtv Pendimi

Sallatë Cezar

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Përbërësit:

▪ 200 gr fileta pule
▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë e gjelbër
▪ 50 gr djathë Parmigiano në copa të vogla
▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës

Përbërësit për salcën:

▪ 100 ml majonezë
▪ 40 ml qumësht
▪ 40 gr parmigiano i grirë
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni
▪ 1 thelbi hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Filetat e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetat e pulës  sipër sallatës së gjelbër dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

TË NGJAJSHME