Sallatë me dredhëza e fileta pule

Nevojiten:

* 300 g sallatë e gjelbër
* 200 g dredhëza
* 4 fileta gjoksi pule (secila nga 120 g)
* 2 lugë gjelle vaj
* 2-3 lugë gjelle salcë soje
* 1 lugë mjaltë, kripë, piper i zi i bluar
* 150 gramë jogurt
* 2 lugë gjelle majonezë
* 2 lugë uthull
* piper i kuq i bluar djegës

Përgatitja:

1. Sallata pastrohet, shkundet për t’u tharë dhe ndahet në copë kafshate. Dredhëzat pastrohen dhe secila pritet në 4 copë.

2. Filetat e mishit të pulës thahen me letër kuzhine dhe priten në rriska të holla. Kaurdisen në vaj të nxehtë në të gjitha anët, derisa të skuqen. Shtohen salca e sojës dhe mjalti, kripa dhe piperi i zi i bluar.

3. Bashkohen të gjithë përbërësit e sallatës. Jogurti tundet me 1-2 lugë gjelle ujë, me majonezë dhe me uthull. Shtohet kripë dhe piper i kuq i bluar djegës.

Përzierja i derdhet sallatës përmbi. /Telegrafi/