Rtv Pendimi

Samsung dështoi me shitjet e Galaxy S5

Me sa duket, Samsung ka pasur një justifikim pas vendimit të saj për përmirësimin e portofolios së telefonave të mençur në 2015, pasi që Wall Street Journal raporton se Galaxy S5 ka dështuar të shitet.

Në fakt, sipas gazetës prestigjioze, Galaxy S5 nuk ka arritur të shitet as gati sa paraardhësi i tij, Galaxy S4.

Sipas burimeve të gazetës thuhet se Samsung shiti 12 milionë njësi të Galaxy S5 në tre muajt e parë, katër milionë njësi më pak se çfarë kishte shitur me Galaxy S4, në vitin e kaluar.

Publikimi thekson se ndërsa Galaxy S5 kishte një shfaqje të fortë në tregun e SHBA-ve, pajisja nuk arriti të mbledhë vëmendje të mjaftueshme në Kinë, ku shitjet ishin më të ulëta për mbi 50 për qind.

Shkak tjetër për shqetësim ishte fakti se Samsung kishte vlerësuar se shitjet e modelit të ri të telefonit duhej të performonin rreth 20 për qind më shumë se çfarë Galaxy S4 kishte arritur, gjë e cila çoi në një rritje të prodhimit.

Për këtë dështim, Samsung mund ta ndërrojë menaxhmentin, dhe kompaninë ta udhëheq drejtuesi i njësisë së kompanisë për TV dhe produkte shtëpiake. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME