Rtv Pendimi

Samsung do ta prodhojë pjesën më të madhe të çipave për iPhone 7?

Kanë kaluar disa muaj që nga paraqitja e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në tregun global, dhe raportet e reja tashmë flasin për modelin e ardhshëm të iPhone.

Deri më tani në publik kanë qarkulluar thashetheme se gjenerata e ardhshme e iPhone do të vijë me kamerë me dual-lens, 2GB RAM dhe shumëçka tjetër.

Ndërsa një raporti i ri nga Maeil Business që citon disa burime të paidentifikuara nga industria e gjysëm-përçuesve thotë do të jetë pikërisht rivali i Apple, Samsung do ta bëjë prodhimin e pjesës më të madhe të çipave të iPhone.

Edhe çipat ekzistues në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë prodhuar nga TSMC, kjo do të ndryshojë me sa duket.
Raporti përmend se Samsung do të merret me prodhimin e mbi 75 për qind të çipave të rinj – Apple A9, që do të përdoren në produktet e ardhshme të kompanisë amerikane, ose modelin e ri – iPhone 6S ose iPhone 7.

Në qoftë se kjo është e vërtetë, ky mund të jetë një lajm i madh për Samsung pasi kompania jugkoreane tashmë ka në plan të heqë dorë nga çipat e Qualcomm për modelin e saj të ardhshëm të Galaxy S6, në favor të procesorit të saj vetanak Exynos.

Megjithatë, ky raport nuk jep sqarime se cila do të jetë kompania tjetër e cila do ta bëjë prodhimin e pjesës së mbetur të çipave, prej 25 për qind. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH