Samsung humbë 30% të fitimeve pa Galaxy Note 7

Gjigandi teknologjik nga Koreja e Jugut, Samsung, po përballet me humbje marramendëse që kur e ka tërhequr nga tregu Galaxy Note 7.

Profiti në mes muajve Korrik dhe Shtator, ka rënë për 30%, duke lënë fitimet që të jenë më të ulëtat krahasuar me dy vitet e kaluara. Fitimet e tyre kanë rënë nga 5.2 miliardë dollarë, në 3.8.

Prodhuesi më i madh i telefonave të mençur në botë, ka ndaluar së prodhuari Note 7, pas raportimeve se këto pajisje elektronike po shpërthenin në zjarr.