Me këtë lëvizje, Samsung po synon që ta rrisë pjesëmarrjen e saj në tregun amerikan dhe të rivalizojë drejtpërdrejt me Apple.
Kompania jugkoreane tani është duke ofruar të paguajë pagesat mujore të klientëve të iPhone të cilët duan të blejnë një model të ri të Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, dhe Galaxy Note 5, për pjesën tjetër të vitit, shpërblim i cili mund të arrijë deri në 120 dollarë vlerë.
Përdoruesit aktualë të iPhone që duan të kalojnë në Samsung do të jenë në gjendje për ta tregtuar pajisjen e tyre për një pajisje tjetër mobile të linjës Galaxy, duke marrë një bonus prej 100 dollarësh në Google Play me kuponin si dhuratë.
Ofertat e fundit vijnë pas lansimit të iPhone 6S që tashmë është nëpër dyqanet e Apple, në të cilat ka radhë të konsumatorëve të cilët duan ta blejnë atë. (Telegrafi)