Samsung me modele të lira Galaxy

Javën e kaluar, Samsung i ka zbuluar dy modele të reja të telefonave të linjës Galaxy, përkatësisht modelet On5 dhe Galaxy On7 në Kinë, ndërsa tani prodhuesi i njohur jugkorean ka njoftuar se të njëjtit do t’i lansojë edhe në Kinë.

Në një cicërimë të Samsung Mobile India thuhet se modelet e reja të telefonave do të dalin në treg nesër, më 3 nëntor.

Galaxy On5 dhe Galaxy On7 ofrojnë ekranet me 5” dhe 5.5” në 720p, mbështeten në Exynos 3475 SoC me quad-core Cortex A7 CPU në 1.3GHz, dhe 1.5GB RAM, 8GB memorie, microSD port, kamerën me 8MP (13MP në On7), 5MP kamerën e përparme, lidhjen për rrjetin LTE si dhe baterinë me 2,600mAh në On5 dhe 3,000mAh në On7.

Samsung gjithashtu e ka prezantuar edhe shërbimin e saj të muzikës, Milk Music, që vjen i instaluar në On5 dhe On7.