Samsung ofron pamjet e para të Galaxy S6

Samsung e ka lëshuar një video të shkurtë nxitëse për ngjarjen e saj të quajtur Unpacked, të cilën do ta mbajë në panairin e madh të teknologjisë mobile në Barcelonë më 1 mars.

Nga këto pamje, Samsung ka ofruar një pamje fillestare por jo të detajuar të telefonit të saj më të ri, Galaxy S6.

Prej videos nuk jepen shumë detaje për gjeneratën e re të telefonit Galaxy, por ajo që shihet është se telefoni është shumë i hollë, mbase edhe më i hollë sesa iPhone 6.

Në mesazhin e videos thuhet “Unë jam krijuar nga gjërat e bukura që unë shoh përrreth, ato më formësojnë, prandaj unë jam galaksia e ardhshme.”

Dhe nga ajo që është parë deri më tani mund të thuhet se Samsung është fokusuar në dizajn sa i përket modelit të saj të ri Galaxy S6, sepse telefoni pritet të vijë me trupin e hollë të mbështjellur nga metali. (Telegrafi)