Samsung ofron zbritje për shkëmbim të telefonave të vjetër me Galaxy S8/S8+

Nëse dëshironi që të blini smartfonët e fundit të avancuar të gjigantit të teknologjisë, Samsung, atëherë shikoni në reklamën e fundit të kompanisë.

Në këtë reklam Samsung thekson se nëse shkëmbeni telefonat e vjetra me Galaxy S8/S8+, atëherë do të fitoni një zbritje prej 350 dollarëve, transmeton Koha.net. Kjo OFERTË është në dispozicion për modelet në AT&T, Verizon, US Cellular dhe modelet të pa koduara, por, si gjithmonë, ka disa kërkesa për këtë shkëmbim.

Kërkesat për shkëmbim janë:

Telefoni të punojë

To mos ketë ndonjë gërvishtje

Të mos jetë i thyer

Të mos jetë në listë të zezë (p.sh. i vjedhur)

Të ketë sistemin Android ose iOS

Nëse plotësoni këto kërkesa, atëherë mund të fitoni së paku 200 dollarë. Për ata me Galaxy Note 5 ose Galaxy S7, Samsung do t’ju ofrojë 300 dollarë, dhe 350 dollarë për Galaxy S7 Edge.

Gjithashtu, vlen të përmendet se modelet e pa koduara Galaxy S8/S8+ tashmë kanë një zbritje prej 100 dollarëve, kështu mund të kurseni më shumë.