Samsung përsëri lider global, Xiaomi e kalon LG-në

Sipas një raporti të publikuar nga TrendForce, Samsung ka kryesuar tregun global me dërgesat e tremujorit të dytë në vitin 2015, me një pjesë tregu prej 26.8%, pa dyshim e ndihmuar nga shitjet e forta të Galaxy S6 dhe S6 Edge.
Apple zuri vendin e dytë me një pjesëmarrje të tregut prej 16.4% në sajë të kërkesës së madhe për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Ndërkaq Huawei ka kryesuar tek prodhuesit kinez, me një pjesëmarrje të përgjithshme të tregut me 7.6% dhe 18.3% në mesin e kompanive kineze.

Kompania pritet të prodhojë afër 100 milionë njësi të telefonave mobil këtë vit. Xiaomi gjithashtu pati performancë relativisht të mirë, duke tejkaluar kompaninë e madhe Lenovo në mesin e prodhuesve kinez dhe kompaninë LG në mesin e kompanive globale. (Telegrafi)