Samsung prezanton telefonat e lirë, Galaxy E5 dhe E7

Nëse mendoni se Samsung ka shumë telefona në treg, atëherë do të befasoheni me lajmin i cili i prezanton edhe dy modele të reja të telefonave të mençur të Samsung, përkatësisht modelet Galaxy E5 dhe E7 – që hyjnë në kategorinë e telefonave të lirë, me specifika mesatare.

Telefonat që Samsung i ka prezantuar sot, Galaxy E5 dhe E7 ofrojnë ekranet me 5” dhe 5.5” respektivisht, mirëpo të njëjti kushtojnë shumë më lirë sesa modelet tjera të telefonave të Samsung me ekrane të mëdha.

Samsung Galaxy E5 dhe E7 fillimisht do të prezantohen në tregun indian, ndërsa çmimet e tyre do të fillojnë nga 200 dhe 300 dollarë.

Të dy modelet ofrojnë ekranet në cilësinë ‘HD’, ndërsa rezolucionet e tyre do të jenë me 720p.

Përveç madhësisë së ekranit, Samsung Galaxy E5 dhe E7 janë pothuajse të ngjashëm në specifika, sepse ofrojnë procesorin në 64-bit Snapdragon 410, 2GB RAM dhe kamerat me 8/5MP.

Samsung Galaxy E5 ofron baterinë me 2,300mAh, ndërsa E7 posedon 2,900mAh për ta kompensuar me madhësinë e ekranit që e ofron. (Telegrafi)