Samsung ka promovuar smartphone-n e ri të shumëpritur të palosshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, celulari i ri i Samsung-it me karakteristikën që mund të paloset, u promovua në qytetin San Francisco të shtetit federal California në SHBA, nga Justin Denison, një nga zëvendëskryetarët e kompanisë të seksionit për telefonat celularë.
Pajisja derisa është e palosur është e madhe sa një celular ndërsa kur hapet fiton madhësinë e një tableti. Madhësia diagonale e telefonit është 18,5 centimetra.
Në promovim iu lejua gazetarëve dhe programuesve të mund të prekin dhe të vëzhgojnë nga afër pajisjen.
Glen Murphy, kryetari i Android UX i Google-it, i cili mori pjesë në promovimin e celularit të ri të Samsung-it, tha se do të punojnë më shumë me programuesit që t’i sjellin më shumë karakteristika telefonit të ri.
Ndërsa Dave Burke, zëvendëkryetari i sistemit operativ të Google-it, Android, në konferenecën për media tha se Samsung planifikon që në fillim të vitit të ri të sjell një pajisje të re Android në treg.
Prodhimi serik në muajt e ardhshëm
Samsung planifikon që celularin e palosshëm ta prodhojë në mënyrë serike në muajt e ardhshëm.
Në çerekun e dytën të këtij viti kompania kineze Huwaei duke e tejkaluar Apple-n, ishte bërë prodhuesi i dytë i celularëve që ka shitur më së shumti smartphone pas Samsung-ut.