Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge do të fillojnë të paraqiten në shumë tregje të ndryshme të botës prej muajit të ardhshëm.
Disa raporte sugjerojnë se kompania do të jetë në gjendje të shesë një sasi të mirë të telefonave të saj të ri këtë vit, dhe nësë kjo arrihet atëherë shifrat e reja të shitjeve mund ta ndihmojnë kompaninë koreane të marrë veten nga rënia e fitimeve që ndodhu në vitin e kaluar.
Sipas një raporti të ri që vjen nga Korea e Jugut thuhet se Samsung parashikon të shesë më shumë se 55 milionë njësi të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge deri në fund të 2015.
Raporti parashikon se kompania do të shesë 22.2 milionë njësi të telefonave të saj të ri në tremujorin e dytë të ndjekur nga 16.2 milionë njësi në tremujorin e tretë dhe afërsisht 12.5 milionë në tremujorin e fundit. (Telegrafi)