Rtv Pendimi

SAMSUNG Z1 NË TIZEN PRITET TË DEBUTOJË SË SHPEJTI

Samsung thuhet se do ta lëshojë modelin e ri të telefonit të saj nën 100 dollarë, i cili do të bazohet në sistemin operativ të kompanisë, Tizen.

Modeli i telefonit të Samsung do të quhet Z1, dhe shumë shpejt pritet ta bëjë debutimin e shumë-pritur në treg.
Telefoni i lirë i Samsung ka qenë një lajm që nga koha e paralajmërimit të parë, pasi që do të bazohet në sistemin operativ të kompanisë, dhe jo në atë të Google, Android.

Fillimisht, Samsung Z1 ishte paraparë të lëshohet në Rusi vitin e kaluar, mirëpo kompania jugkoreane kishte thënë se i ka ngadalësuar planet e saj për lëshimin e këtij modeli të telefonit.

Në anën tjetër, Samsung ende nuk ka arritur të grumbullojë shumë aplikacione mobile që do ta bënin telefonin atraktiv për përdoruesit, mirëpo për momentin kompania ka vlerësuar se tregu indian është më i duhuri për ta bërë debutimin e telefonit të saj më të ri.

Samsung ende nuk ka njoftuar për ndonjë plan për lansimin e serisë së telefonave Z në tregjet më të konsoliduara – duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë – por suksesi apo dështimi i Tizen është jashtëzakonisht interesant të vrojtohet.

Me iOS Apple dhe Android Google si platformat dominuese në tregun mobil, një tjetër konkurrent i madh do të ofronte alternativa shumë të nevojshme dhe do të ndihmonte shumë për ta mbajtur tregun e freskët dhe konkurrues.

TË NGJAJSHME