Rtv Pendimi

Samsung zbulon ‘çudinë’ e cila do ta bëjë telefonin super të hollë, internetin 100 herë më të shpejtë

Një grup i studiuesve të Samsung Electronics pohojnë se ata kanë bërë një zbulim të madh dhe shumë të rëndësishëm.

Ata e kanë gjetur një teknikë që mund t’i ndihmojë kompanisë të bëjë telefonin tuaj të ardhshëm më të hollë, më të qëndrueshëm, dhe madje edhe rreth 100 herë më të shpejtë në internet.

“Materiali i çuditshëm” quhet grafinë (origjinal: graphene) dhe besohet se kjo është një substancë e cila është më e fortë se çeliku dhe aq e hollë, sa është konsideruar që mund të jetë dy dimensionale.

Në fakt, materiali është një milionë herë më i hollë se sa letra, thuhet sipas Shoqërisë Amerikane të Fizikës. E zbuluar në 2004, grafina përbëhet nga një shtresë e vetme e atomeve të karbonit të lidhura mes vete në modele heksagonale.

Hulumtuesit e Samsung e kanë zbuluar një metodë që mund të lejojë një kristal të vetëm të grafinës t’i ruaj asetet e saj elektrike dhe mekanike nëpër një zonë të gjerë, thuhet në deklaratën e kompanisë jugkoreane.

Me fjalë të tjera, ata kanë gjetur një proces i cili e lejon grafinën ta përdor tërë potencialin e saj për krijimin e pajisjeve të ardhshme elektronike, të cilat përfshijnë telefonat smart, pajisjet që barten në trup, dhe më shumë se kaq.

Me anë të këtij materiali pritet që të krijohen edhe telefona me ekrane të lakuara, si dhe modele shumë më të qëndrueshme të pajisjeve elektronike, të cilat do të zgjasin më shumë sesa modelet ekzistuese. / Telegrafi /

TË NGJAJSHME