A221E223-CF81-4AD6-8788-80599B8192BA

Sauditët me rregulla të reja për haxhillëk, vetëm ata që janë vaksinuar me një apo dy doza dhe që e kanë kaluar COVID-19 do të mund të shkojnë

Vetëm personat që janë imunizuar do të lejohen të shkojnë për pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të Ramazanit, kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite, shkruan The Guardian.

Ministria për Haxh ka njoftuar në një kumtesë të lëshuar, se personat e imunizuar do të konsiderohen ata persona që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit, persona që kanë marrë njërën dozë të paktën 14 ditë më herët dhe ata që janë shëruar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Në Arabinë Saudite që ka rreth 34 milionë banorë, është konfirmuar se deri më tani janë regjistruar mbi 390 mijë raste me COVID-19, kurse pasojat e infeksionit ua kanë marrë jetën 6.700 personave.

Në këtë vend janë shpërndarë mbi pesë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/