Rtv Pendimi
Vip Well
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

SBAShK-u thotë se bëri kompromis për shkak të nxënësve dhe kërkesave të prindërve

Muslim Shop

Pas tre javë grevë në sektorin e arsimit në Kosovë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka pranuar ofertën e krerëve të institucioneve të shtetit, ku me këtë marrëveshje të arritur sot, koeficienti të cilin e kërkonin të rritet për 30 për qind, rritet për rreth 20 për qind. Me marrëveshjen e arritur, Qeveria e Kosovës ndan rreth 8 milionë euro në vit për sektorin e arsimit. Në SBAShK tani po thonë se kanë pranuar të bëjnë një kompromis të tillë duke marrë parasysh humbjen e mësimit për nxënësit, dhe kërkesat e prindërve për fillim të procesit mësimor.

Sot ka përfunduar java e tretë e grevës së sektorit të arsimit, ku kërkesë të vetme kishin rritjen e koeficientit prej 30 për qind.

Shumë të vendosur, SBAShK-u deklaroi në vazhdimësi se nuk heqin dorë nga greva derisa kërkesa e tyre të plotësohet.

Por dje, ata mbajtën një takim me ministrin e Financave, Bedri Hamza, i cili u premtoi zgjidhje.

Ndërsa sot, përfaqësuesit e SBAShK-ut u pritën në takim në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Financave Bedri Hamza dhe kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani.

Ata dolën me një marrëveshje të arritur, në të cilën është përfshirë oferta e kryeministrit, e paraqitur dy javë më parë, të cilën SBAShK e kishte refuzuar, dhe një ofertë tjetër e re nga Veseli, të cilat bashkë ngrisin koeficientin për 20 për qind në sektorin e arsimit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se të dy ofertat bashkë, janë të përafërta me kërkesat e mësimdhënësve.

“Dje kishim një ofertë dhe sot u morëm vesh edhe për një lëvizje koeficientesh te sektori i arsimit, e kjo lëvizja e re e ofron më shumë shtetin me ne, në kuptimin se oferta e tyre që tash është bërë realitet, i afrohet kërkesës sonë që ka qenë së paku 30 për qind, nuk është arrit kërkesa jonë të realizohet plotësisht mirëpo me këtë ofertën e re , me vendimin e sotëm i afrohet më shumë kërkesës sonë”, thotë ai.

Jasharaj, dje kishte deklaruar se greva do të mund të zgjasë edhe një vit të tërë, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Sot, sipas tij, në dialog duhet të ketë kompromise.

“Gjithkund në dialog duhet të ketë edhe kompromise por ne ishim kategorik duke u bazuar në ofertën e parë që ishte goxha larg nga kërkesat tona, me ofertën e dytë të krerëve të institucioneve, ofertat e tyre bënë që të jenë më afër kërkesave tona dhe kjo na bëri që duke u konsultuar me njerëzit në teren, ta pranojmë ofertën”, thotë ai.

E menaxheri i Financave në SBAShK, Ymeri Ymeri sqaron për KosovaPress, se me marrëveshjen e arritur, i gjithë sektori i arsimit përfshihet në rritje të koeficientit.

Ai thotë se nuk është arritur ajo çka kanë kërkuar, por kanë bërë lëshime për shkak të nxënësve dhe kërkesës së prindërve për fillim të procesit mësimor.

“Me shiku në aspektin e ngritjes së koeficienteve siç e kemi kërkuar 30 për qind nuk është arrit ai 30 për qindëshi, i kemi pas parasysh kryesisht kërkesat e prindërve dhe humbjen e mësimit të nxënësve, që kemi ardh deri te kjo marrëveshje është bërë një kompromis, kemi marrë edhe pëlqimin e anëtarësisë. Te edukatorët në fillim ka qenë koeficienti 1.7, tani me këtë marrëveshjen e re, koeficienti është2. Të mësimdhënësit parashkollorë, përfshi edhe çerdhet nga mosha 3 deri në 6, e kanë pas koeficientin 1.9 ndërsa tani e kanë 2.25. Pastaj pedagogët, psikologët, sekretarët e shkollave që e kanë pas 2, me këtë marrëveshje e kanë koeficientin 2.3”, thotë ai.

Ndërsa mësimdhënësit në shkollat me mesme të ulëta, të cilët e kanë pas koeficientin 2 tani me marrëveshjen e re do ta kenë 3.

E shkollat speciale dhe shkollat e mesme të larta, ku koeficienti ka qenë 2.3 tani do të jetë 2.6, ndërsa drejtorët në institucionet parashkollorë që koeficientin e kishin 2.2, tani do ta kenë 2.5.

Ndërsa drejtorët e shkollave të mesme të ulëta e kishin koeficientin 2.4, me marrëveshjen e re do ta kenë 2.7, dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta nga 2.7 tani do ta kenë koeficientin 3.

Kujtojmë se marrëveshja u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku nesër pritet të votohet edhe buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2019

Të ngjajshme

Shkup, realizohet shëtitje me biçikletë nëpër Çair

Kushtrim Guraj

Parlamenti turk ratifikon ligjin e ri për shërbimin ushtarak

Kushtrim Guraj

Kufiri SHBA-Meksikë, vijë kufitare e vdekjeve të pandërprera të emigrantëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan dhe Trump do të takohen në Samitin G-20 në Japoni

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj