Së shpejti lansohen procesorët e rinj të teknologjisë së fundit

Është më se e qartë se kompania e njohur e procesorëve, Qualcomm, dominon tregun e teknologjisë së fundit, por sikur në çdo gjë tjetër, gjithmonë ka mënyra për të bërë gjërat më mirë.

Qualcomm këtë fakt është duke e marrë parasysh dhe është gati që të lansojë versionin e përmirësuar të procesorit të teknologjisë së fundit – Snapdragon 835, transmeton Koha.net.

Procesori i ri Snapdragon 836 pritet të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa procesori tjetër më i ri, Snapdragon 845, pritet të lansohet në janar të vitit 2018. Të dy këta procesorë të rinj, pritet të krijohen duke përdorur procesin 10nm.

E vetmja gjë që dihet për momentin në lidhje me Snapdragon 845, është se ai do të ketë modemin X20 i cili shpejtësinë e shkarkimeve do ta ketë deri në 1.2 Gbps.