Youtube në fillim ishte krijuar për të publikuar dhe shikuar video por secilin vit ajo po zgjerohet me synimet dhe shërbimet që i ofron.
Pritet që në fund të këtij viti Youtube, përkatësisht Google ta shtojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të programeve televizive në Youtube, shkruan New York Post, transmeton Klan Kosova.
40 shërbime të kanaleve televizive do të jenë në dispozicion në këtë ueb-faqe për vetëm 35 dollarë në muaj. Kjo shumë mujore po ashtu mbulon gjashtë llogari.
Për më tepër, oferta e YoutubeTV është përgjysmë më e lirë se oferta e AT&T-së e quajtur DirectTV Now.
ABC, CBS, NBC dhe Fox janë disa nga rrjetet e famshme televizive që do të shfaqen në Youtube.