Allahu i Madhëruar në Kuranin e shenjte thotë:
“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.”(El-Isra 78)
Islami i inkurojanon muslimanin që të flejë herët në mbrëmje dhe të zgjohet herët në mëngjes.
Pejgamberi, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Umetit (popullit) tim i është dhënë bereqeti në mëngjes”. Ai, gjithashtu ka thënë: “Dy rekate të namazit të sabahut, janë më të mira se dynjaja dhe çka ka në të”, dhe “Mos u mblidhni pas namazit të jacisë veçse nëse mblidheni për të mësuar dijen”.
Dobitë shëndetësore që i përfiton njeriu me zgjimin në mëngjes janë:
Në kohën e agimit të mëngjesit, Gazi i ozonit O3 është në përqindje më të lartë dhe më pas pakësohet derisa të lind dielli. Ky gaz ka ndikim tepër të fuqishëm në sistemin nervor, duke aktivizuar punën mendore e fizike, dhe duke i dhënë një kthjelltësi dhe freski që nuk e ka gjatë gjithë ditës, e as gjatë natës.
Kur njeriu merr frymë në agimin e mëngjesit gjen një kënaqësi dhe gjallëri që nuk e gjen në asnjë pjesë të ditës dhe të natës.
Rrezet e Diellit gjatë lindjes së tij janë afër ngjyrës së kuqe, dhe kjo ngjyrë ndikon pozitivisht në sistemin nervor, duke larguar përgjumjen dhe duke nxitur lëvizjen, ndërsa rrezet ultra vjollcë, të cilat në sasi janë tepër të dendura gjatë lindjes së Diellit, nxisin lëkurën që të prodhojë vitaminë D.
Zgjimi në mëngjes largon gjumin e gjatë. Është zbuluar se ai njeri i cili fle me orë të gjata në gjumë, rrezikon të preket nga sëmundjet e zemrës, sepse gjumi nuk është përveçse qetësues, e nëse zgjatë më shumë se ç’duhet i shkatërron yndyrnat në gjak. Kjo është edhe një prej dobive nga ku përfitojnë besimtarët të cilët zgjohen herët në mëngjes.
Shkencërisht është e vërtetuar se përqindja më e lartë e kortizonit në gjak, lëndë magjike e cila i shton trupit gjallërinë dhe energjinë e nevojshme, është në kohën e mëngjesit, .