Rtv Pendimi
Lajme

Seminar për defektologjinë në Shkup, organizuar nga TIKA

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Shtëpia e shëndetit Shkup organizuan seminarin edukativ të titulluar “Seminar për defektologjinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden tha se për seminarin ka shumë interes nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne si TIKA, sot në Maqedoninë e Veriut fillojmë një seminar trajnimi të posaçëm që përmban katër module. Me seminarin qëllimi është të ngremë vetëdijen për autizmin. Gjithashtu edhe arsimimi i masave më të mëdha për atë, qoftë ajo të jetë mësues të shkollave ose trajnimi i ekspertëve, profesionistëve të cilët punojnë në qendrat e kujdesit shëndetësor dytësor”, tha Ayden, duke shtuar se ata presin që në seminar të marrin pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës dhe se çdo muaj do të mbahet nga një modul, deri në gjithsej katër module, me dy ekspertë nga Turqia.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pas përfundimit të Seminarit për defektologjinë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe OJQ-ve, planifikojnë të organizojnë projekte të reja.

Zeynep Erden, drejtore e programeve arsimore në Fondacionin Anadolu të Autizmit – Izmir, vuri në dukje se projektit për defektologët është shumë i rëndësishëm për individët, familjet dhe ekspertët në këtë fushë.

“I pari nga katër modulet e veçanta do të përfundojë sot. Jam shumë i kënaqur që jam në këtë projekt, i cili synon të edukojë edukatorët se si të zhvillojnë programe të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për individët, familjet dhe natyrisht edukatorët”, tha Zeynep Erden, duke shtuar se sipas hulumtimit në botë, nga 59 fëmijë 1 lind me autizëm.

Lidija Tërpevska Popovska, drejtore e Shtëpisë së shëndetit – Shkup, tha se ajo dhe të gjithë të punësuarit në çdo ditë të re janë fillestarë të punës së tyre, sepse të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe të veçantë.

Ajo gjithashtu theksoi se të gjitha këto vite që kanë kaluar dhe që do të vijnë, fëmijët do të jenë gjithmonë sfida jonë profesionale dhe t’u ndihmojmë sa më shumë që të mundemi që të jeni më të mirë, duke u dhënë atyre një shembull se nuk ka pengesa në jetë, por vetëm sfida që kanë nevojë për t’u kapërcyer.

“Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij seminari”, tha Şener Bilal, zëvendës Drejtor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup duke vënë në dukje se ky lloj i seminareve është shumë i rëndësishëm për studentët dhe arsimtarët në arsimin e mesëm dhe fillor për të rritur ndërgjegjësimin për autizmin.

Në seminar marrin pjesë një numër i madh i defektologëve, mësuesve parashkollorë, psikologëve, pedagogëve, terapistëve, punonjësve socialë, logopedë, studentë të fushës dhe familjeve të interesuara.

Të ngjajshme

Erdoğan: Turqia dërgoi ndihma kundër virusit në 138 vende

Kushtrim Guraj

Raporti i OBSH-së: Rekord i ri rastesh ditore!

Kushtrim Guraj

Kosova pranon donacion nga Jordania për menaxhimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kushtrim Guraj

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU