1 petë sfoliat
10 -15 pomodorini
60 g gjalpë
50 g miell
½ l qumësht
50 g kaçkavall
30 g parmigiano
30 g galetë (bukë e thekur e bluar imët)
1. Përgatitim beshamelin: shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, përziejmë me shpejtësi e pas 1 minute hedhim qumështin e ngrohtë duke e përzier vazhdimisht mos të zëjë kokrriza.
2. Hedhim mbi beshamel dhe e lemë të shkrijë vetë kaçkavallin e butë (emmental, nëse mundeni). Shtojmë kripë dhe arrë moskat. Përziejmë vazhdimisht dhe largojmë nga zjarri.
3. Hapim në tepsi mbi letër kuzhine petën sfoliat e mbi të shtojmë beshamelën.
4. Spërkatim mbi vete me galetë të përzier me parmigiano. Pjekim 30 minuta në furrë të parangrohur në 180 gradë.
5. Presim në mes domatet e lara dhe largojmë farat.
6. I përmbysim mbi mbushje me pjesën e prerë nga poshtë duke I zhytur përgjysmë. Pjekim edhe për 10 minuta të tjera.