Kjo dëshmi është baza e Islamit dhe duhet të thuhet me pastërtinë e zemrës dhe bindjes. Ajo dëshmon njëshmërinë e Zotit dhe dëshmon se Muhammedi [ Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të] është një lajmëtar i All-llahut të Madhëruar. Kjo gjithashtu nënkupton që të gjithë profetët e mëparshëm të Zotit , ishin vetëm të dërguarit.
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. (Kurani 3:18)