Rtv Pendimi

SHBA: Fillojnë para-porositë Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge

Samsung ka njoftuar edhe zyrtarisht se para-porositë për telefonat e saj më të fundit, përkatësisht modelet Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge do të fillojnë në SHBA nga data 27 mars.

Shitjet do të fillojnë në mbarë tregun amerikan më 10 prill me të gjitha variantet e memories; 32 GB, 64 GB dhe 128 GB.

Samsung Galaxy S6 Edge e ka fituar çmimin ‘Best New Handset’ (Telefoni i ri më i mirë) në edicionin e sivjetëm të Mobile World Congress në Barcelonë.

Samsung Galaxy S6 Edge sjell ekranin me diagonalen prej 5.1 inç që është i lakuar në të dyja skajet, ndërsa cilësia e ekranit vjen me Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Procesori i pajisjes vjen në formën e 8 core Exynos 7420, bashkë edhe me 3GB RAM, plus zgjedhjen mes memorieve të brendshme me 32GB, 64GB apo 128GB.

S6 Edge sjell edhe versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 5.0 Lollipop, kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 16MP në OIS.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë edhe rrjetet 4G LTE, WiFi, Bluetooth, NFC, WiFi Direct dhe baterinë me 2600 mAh.
Risia e këtij telefoni është edhe sistemi i pagesave mobile – Samsung Pay. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME