WASHINGTON (AA) – Pasi që janë vërejtur shumë gjarpërinj në Bibliotekën Georgetown të kryeqytetit të SHBA-ve, Washington, ndërtesa është vënë nën karantinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat amerikane, ngjarjet filluan pasi që të shtunën e kaluar një punonjës i bibliotekës ka vërejtur një gjarpër në katin e poshtëm të ndërtesës.
Punonjësi e kapi gjarprin dhe e nxori atë në pyll, por punonjësit e tjerë treguan se kanë parë shumë gjarpërinj brenda ndërtesës.
Gjarpërinjtë zhduken misteriozisht
Gjarpërinjtë për të cilët nuk dihen se prej ku kanë ardhur kanë shkaktuar panik, ndërsa administrata arriti marrëveshje me një kompani të spërkatjes për të pastruar ndërtesën nga këto gjallesa.
Kompania i mbylli të gjitha pjesët e bibliotekës që çonin jashtë saj, ndërsa ndërtesën e mori nën karantinë dy ditore.
Punonjësit e kësaj kompanie pasi që dje kanë hapur bibliotekën treguan se vetëm një gjarpër ka ngordhur si pasojë e spërkatjes, ndërsa të tjerët në mënyrë misterioze janë zhdukur.
Zyrtarët e bibliotekës theksuan se më parë nuk kanë hasur me ndonjë gjë të ngjashme si kjo.
Ndërkohë zyrtarët lokal tregojnë se gjarpërinjtë mund të kenë hyrë brenda shtëpive dhe vendeve të punës pas shirave që zgjatën me ditë.