IMG_4691

SHBA-ja rifillon ndihmën humanitare nga ajri në Rripin e Gazës

SHBA-ja ka rifilluar dërgesat e ndihmave humanitare nga ajri, të cilat i pezulloi për një kohë për shkak të operacioneve të Izraelit në veri të Rripit të Gazës të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) thuhet se “Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një operacion ndihme humanitare nga ajri në veri të Gazës më 9 qershor 2024, për të ofruar ndihmë thelbësore për civilët e prekur nga konflikti i vazhdueshëm në Gaza”.

Në deklaratë thuhet se avioni C-130 i Forcave Ajrore të SHBA-së hodhi më shumë se 10 tonë ushqime të gatshme në veri të Gazës dhe se përveç ndihmës së dhënë deri më sot përmes Mekanizmit të Përbashkët të Logjistikës Bregdetare (JLOTS), SHBA-ja ka hedhur mbi 1.050 tonë ndihma humanitare nga ajri.

SHBA-ja pezulloi ndihmën humanitare nga ajri më 7 qershor për shkak të operacioneve të Izraelit në veri të Rripit të Gazës.