Rtv Pendimi

SHBA, konsumatorët presin 25 orë në radhë të gjata për blerjen e iPhone7

Pas paralajmërimeve se në shitje do të dalë modeli i ri i telefonit të Apple iPhone7, para dyqanit në qytetin Palo Alto të Kalifornisë, qindra klientë kanë formuar radhë të gjata për të qenë në mesin e blerësve dhe poseduesve të parë të modelit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Dyqanin e Apple-s në këtë qytet e hapi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Tim Cook, ndërsa konsumatorët të cilët kishin qëndruar më shumë se 25 orë duke pritur në radhë të gjata, me duartrokitje dhe ovacione përshëndetën ardhjen e shitësit dhe hapjen e dyqanit.

TË NGJAJSHME