Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

SHBA përgatitet të vendosë Vëllazërinë Muslimane në listën e grupeve terroriste

Muslim Shop

Administrata amerikane e presidentit Donald Trump është në përgatitje dhe synon të cilësojë Vëllazërinë Muslimane si një organizatë terroriste të huaj, konfirmoi Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump “është konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe udhëheqësit në rajon që ndajnë shqetësimin e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një përgjigje për AA.

“Ky përcaktim është duke avancuar përgjatë një procesi të brendshëm”, tha Sanders.

Hapi në fjalë do të hapte rrugën për sanksione amerikane ndaj lëvizjes transnacionale, e cila ka mbështetës në të gjithë botën arabe dhe më gjerë.

Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se një veprim i tillë mund të jetë i afërt, duke thënë se Trump është takuar me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi më 9 prill dhe se krerët kanë diskutuar “kërcënimin që përbën Vëllazëria Muslimane”.

Ende ngelet e paqartë nëse administrata amerikane synon të cilësojë si organizatë terroriste Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit, degët e saj në botë ose të gjitha së bashku.

New York Times njoftoi fillimisht se qeveria amerikane është në procesin e ndërmarrjes së një hapi të tillë. Gazeta amerikane tha se vendimi për futjen e organizatës në listën e zezë erdhi me sugjerim të Sisit gjatë takimit të liderëve në Shtëpinë e Bardhë, një kërkesë kjo ndaj së cilës Trump është përgjigjur pozitivisht.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton kanë shprehur mbështetje për përpjekjet për të cilësuar Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste, ka shkruar gazeta Times.

Presidenti i përmbysur egjiptian Mohamed Morsi, i cili kishte mbështetjen e Vëllazërisë Muslimane, fitoi zgjedhjet e para demokratike të Egjiptit në vitin 2012, por u largua nga pushteti nga ana e ushtrisë afërsisht një vit më vonë.

Sisi ndihmoi në udhëheqjen e grushtit të shtetit që largoi Morsin nga pushteti.

Përfshirja e organizatës në listën e grupeve terroriste do ta vendoste SHBA-në në krahun e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, shtete këto që kundërshtojnë Vëllazërinë Muslimane.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj