gtrs

Shefi i OKB-së thotë se kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet

Kreu i Kombeve të Bashkuara po kërkon përfundimin e luftimeve në Gaza pas një sulmi tjetër vdekjeprurës në një strehë të OKB-së për mijëra civilë të zhvendosur nga lufta.

“Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përdorimi i shkollave, strehimoreve dhe zonave përreth tyre për qëllime ushtarake. Të gjitha palët në konflikt kanë detyrimin të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar në çdo kohë”, tha zëdhënësi i Antonio Guterres, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve që mbahen në Gaza. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet.”