Rtv Pendimi
Lajme

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar për të biseduar rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, thonë burime diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Esper do të takohet me kryeministrin e Irakut, Adel Abdul-Mahdi dhe ministrin e Mbrojtjes, Najah al-Shammari, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria në Irak, thotë burimi i cili dëshiron të mbetet anonim shkaku i kufizimeve për prononcim për mediat.

Të martën, ministri i Mbrojtjes i Irakut tha se trupat amerikane që po tërhiqen nga Siria verilindore nuk kanë leje për të qëndruar në Irak.

Esper më herët tha se trupat amerikane që po tërhiqen nga Siria do të shkojnë në Irak për të zhvilluar operacione kundër ringjalljes së grupit terrorist DEASH në rajon.

Tërheqja e trupave amerikane erdhi pasi Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, si dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Të ngjajshme

“Mini-Shengeni” ballkanik, nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Plani B i Kosovës për kualifikim në ‘Euro 2020’: Detajet dhe datat e përballjeve

Qëndrim Ibrahimi

Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Ahmetaj: Në Qendrën për Numërim të Rezultateve do të numërohen vetëm 1,407 vendvotime 1,472 sa ka urdhëruar PZAP

Qëndrim Ibrahimi

Shqetësuese, diabeti në Kosovë vetëm këtë vit ka prekur 38 persona – nën 18 vjeçarë

Hevzi Hasani

Indonezi, projekti “Ekomesxhid” tërheq vëmendje ndaj ndërgjegjësimit mjedisor

Hevzi Hasani

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma