Me siguri ky titull ja vrau syrin për atë edhe klikuat që ta lexonit.E po kshtu bëjnë gazetarët e mediave shqiptare, ata diku kan lexuar se titulli e shet gazetën.Dhe kështu në perditshmëri po na bombardojnë me titutj e tyre.
Një ditë pash një lajm ku thonte imami i Kacanikut kishte lidhje me terroristët e Isis dhe thonte që lajmi kishte edhe video.Kur klikova mbi lajm, ishin shkruar 2 rreshta dhe një video e ati imami që kishte dhënë komplet tjetër deklarat dhe skishte asgjë të bëjë me titullin.Ata vetëm donin ta njoftonin publikun se ky që folte kishte lidhje me terroristët ama si edhe pse nuk e mora vesh se skishte asnjë fakt ,në fakt ishin vetëm dy rreshta që sdi si nuk turpërohen lajm ti thonë atij.
Nuk e di pse mediat tona po vonohen ta lidhin rastin e sulmit në Francë me Dr Shefqet Krasniqin.Ata kanë plot fakte sipas tyre se Dr Shefqet Krasniqi ka gjasa të mëdha të ketë pasur lidhje me terroristët.Përshembull ja disa prej tyre.Imami “ Kontravers” Shefqet Krasniqi shpesh udhëton nëpër Europë, ndër ato vende është edhe Franca për të mbajtur tribuna fetare, në ato tribuna fetare gjasat kan mundur të jenë të mëdha që të ndodhen edhe dy vëllezëri t terroristë.
Pas sulmit në Francë imami i xhamisë së madhe nuk e dënoi sulmin në fjalë, pra heshtja është pajtim me veprën.E cka jo tjetër mund të thonë mediat për Imamin, përshembull këto ditë të sulmit Imam Shefqet Krasniqi nuk është parë të dal shpesh, përpos në disa takime në restorante ku ai shpesh shihej i shqetësuar dhe pyeste se si po ecën plani.Ai sipas burimeve të telegrafit apo gazetes express apo portaleve tjera fliste në gjuhën arabe në telefon ,dhe përmendi disa herë algjerianët e që dyshohen të jenë dy vëllezërit që sulmuan Charlie Hebdo.Imam Krasniqi ishte frymëzim për dy të rinjtë sepse ai shpeshë herë predikonte luftën e shenjtë.Ai gjithashtu në ligjëratat e tijë ngritë gishtin tregues gjatë ligjërimit ashti siqë bënë edhe terroristët gjatë sulmit, gjë që deshmon lidhjen e fortë midis tyre ,dhe se ngritjen e gishtit ata e kishin mësuar nga ligjëratat e imamit radikal shqiptar.Imam Krasniqi para disa viteve kishte udhëtuar edhe në Algjeri, dhe si burim mund ta marrin dikë që punon në aeroport që për arsye sigurie dëshiron të mbetet anonim.
Po shprehem Shqip”Doktor mos qofsha n`likur tande” ,se bajagi durimtarë duhet të jesh me i përballu gjithë këto sulme prej gazetave.Cudi doktor shpëtove kësaj radhe nuk të akuzuan se ti kishe lidhje me ta, nuk të arrestuan ende, por ende ka kohë .Në momentin që përfundojnë lajmet e Francës ata do ta ndërlidhin me ty dhe me kolegët e tu.Mos qofsha n`likur tande ,po as n`likur t`gazetarëve se sigurisht n` presion të madh duhet të jenë nga pronarët e tyre vetëm që ti cojnë vizitorë portaleve të tyre.Prandaj mos jau zin për tmadhe, se ose me ty, fatkeqësisht ose me zoj e me pula e me kallasha duhet me cu vizitorë në portalet e tyre dhe asesi me lajme serioze që kane etike gazetareske, e leje më njerëzore.
Granit Ajdini