Rtv Pendimi

Shega, frut i rinisë

Shega është një frut që ka rëndësi të veçantë në plakjen, liron nga stresi, e forcon libidonë dhe e ruan shëndetin e zemrës.

Kjo pemë e shëndetshme e ngadalëson procesin e oksidimit dhe është mbrojtje natyrale nga shfaqja e hershme e plakjes.

Pikërisht edhe për këtë arsye e quajnë edhe eliksiri i rinisë. Në fakt, hulumtuesit tregojnë se konsumimi i rregullt mund ta ngadalësojë plakjen e ADN-së.

Të anketuarit për një muaj rresht kanë marrë tableta me ekstrakte të frytit të shegës, përfshirë edhe farat dhe lëvoren. Rezultatet kanë treguar se këta persona, që e kanë konsumuar shegën dhe ekstraktet e saj, kishin më pak dëmtime në qelizat që ndikojnë në funksionet e trurit, shëndetin e muskujve, mëlçisë dhe veshkave.

TË NGJAJSHME