Shega, ilaçi i çmuar për zemrën

Në fakt shega është një frutë i cili së bashku me ullirin; rrushin; fikun dhe hurmat janë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit. Shkencëtarët mendojnë se pema e vogël e shegës me qëllim u mbjell së pari në Turqi dhe pjesët veriore të Iranit.

Por ajo rritet edhe në Kaukasus (Armeni, Aserbejxhan) Taxhikistan: Turkmenistan; Afganistan; Pakistan etj. Pastaj në vendet mesdhetare Spanjë dhe në lindjen e afërme sikur në Palestinë; Egjipt; Marok; Tunizi etj.

Shega arabisht quhet Rumman; latinisht quhet Punica granatum. Është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 Metra lartësi dhe gjerësi deri në 3 Metra, jeton me qindra vite.

Shegat nuk janë vetëm të shëndetshme por edhe me veti simbolike!

Domethënia simbolike

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga All-llahu azze ve xhel .

” Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.” (Kur’an, 6:99)

“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.” (Kur’an, 6:141)

” Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë” (Kur’an, 55:68)… (Kur’an përkthimi i Sherif Ahmetit )

Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur’an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin atë vit. All-llahu xh.sh. e di më së miri.

Përdorimi në shëndetësi

Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Studimet e shumta kanë ardh në përfundim se lëngu i Shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioxidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e shëron barkun. Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në lëngun e Shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi te sëmundjet Kardiovaskulare – të zemrës, kanceri dhe artriti. Në veçanti janë Polyphenolet të cilat veprojnë si antioxidues, antinfektiv dhe antikarcinogjen dhe me anë të tyre arrihet mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjatë përdorimit të shegës ose lëngut të shegës aktivizohen fuqitë autoimunitare të shërimit gjatë: infeksioneve, te kolesterolit të lartë në gjak, te shtypja e lartë e gjakut, te kanceri dhe te sëmundjet nervore .

Përbërësit që gjinden në shegë veprojnë në një mënyrë specifike në qelizat dhe organet e ndryshme. Disa qeliza ngadalësohen ose edhe eliminohen gjatë procesit të tyre,kurse te disa të tjera ndihmon të ripërtërihen dhe të mbrohen nga ndikimet negative.

Në studimet që vijuan në Qendrën e Zbulimeve në Haifa është zbuluar se lëngu i shegës zbërthen kolesterinën gati përgjysmë dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterinës së dëmshme ( kolesterina që i ngushton arteriet). Provat që janë bërë te minjtë vërtetuan se lëngu i shegëve ka zvogëluar në masë të madhe gëlqerëzimin e arterieve. Në gazetën e Shkollës të Kardiologëve është shkruar mbi studimet e ndikimit të lëngut të shegëve te pacientët me sëmundje ishemike të zemrës. 45 Persona testues kanë pirë mbi tre muaj përafërsisht 240 mililitër lëng të shegëve ose kanë marrë placebo. Gjatë matjes së qarkullimit të gjakut para dhe gjatë mundimeve fizike është vërtetuar se grupi që ka pirë lëngun e shegës kanë pas qarkullim më të lartë dhe efikas të gjakut. Dhe ashtu u vërtetua se një gotë e lëngut të shegëve në ditë e ndihmon dhe përshpejton qarkullimin e gjakut për një të tretën.

Përdorimi i ekstrakteve të shegës ndihmon edhe te sëmundjet koronare e krijuar nga stresi i lartë. Këtu është vërejtur gjatë studimeve vetëm pas tre muajve të përdorimit 17% qarkullim më i mirë i gjakut në muskulin e zemrës. Kurse numri i rasteve të Angina Pectoris është zvogëluar për 50 %.

Gjithashtu është vërtetuar se qelizat kancerogjene te kanceret e ndryshme, rriten shumë më ngadalë gjatë përdorimit të shegëve.