Rtv Pendimi

Shëndetlije

Përbërësit:

600 gr miell,
5 kokrra vezë,
200 gr mjaltë,
200 gr arra,
100 gr sheqer,
150 gr gjalp,
1/2 pako pluhur për ëmbëlsira,
pak kripë,

Për shërbetin:
4 gota sheqer,
3 gota ujë, aromë karafili dhe lekura portokalli,

Përgatitja:
Në tepsi hedhim miellin sheqerin dhe pluhurin për ëmbelsira, pak kripë, i përziejmë mirë dhe në mes të tepsisë formojmë boshllëk, hedhim vezët, mjaltin, gjalpin, dhe formojmë brumin, pasi është formuar brumi hedhim arrat e shtypura në copa, i përziejmë mirë, më pas marim një tepsi e lyejmë me gjalp, hedhim brumin në tepsi e hapim mirë me dorë, sipër e lyejmë me të verdhë veze, e pjekim për rreth një ore në furrë të nxehur 150 gr, sa të marë ngjyrë kafe të errët. Përgatisim shërbetin, e lemë te ziejë për 10 minuta, pasi ka zier, ja hedhim shëndetilisë, shendetlia e ftohur, shërbeti duhet i nxehtë, e mbulojmë dhe e lemë të regjet. Ju beftë mirë/kuzhina.al

TË NGJAJSHME