12-2

Shenjat që tregojnë se jeni të varur nga sheqeri

Sheqeri jo vetëm që shton kilogramë në trupin tuaj, por hulumtimet tregojnë se ai rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2

Dr Ken Berry, autor i librit The Doctor Told Me Lies, thekson se varësia ndaj sheqerit është një fenomen fiziologjik i matshëm nga i cili vuajnë shumë njerëz.

“Shumë mjekë dhe nutricionistë mohojnë ekzistencën e saj, gjë që është shumë për të ardhur keq. “Varësia ndaj sheqerit e bën të vështirë për shumë njerëz që të bëjnë ndryshimet dietike të nevojshme për të përmirësuar shëndetin e tyre”, thotë Ken Berry.

Ata fshehin zakonin e tyre

Disa njerëz me varësi ndaj sheqerit mund të kuptojnë se hanë shumë, por në vend që të gjejnë mënyra për të reduktuar marrjen e tyre, ata e fshehin atë. Barry shprehet se një person që fsheh ëmbëlsirat nga të tjerët dhe i ha ato në fshehtësi, padyshim që e fsheh këtë varësi.

Ju nevojiten gjithnjë e më shumë ëmbëlsira për të kënaqur dëshirën tuaj

Ashtu si me varësitë e tjera, toleranca juaj për ëmbëlsirat mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Në fillim mjafton një lugë akullore, por ndërsa bëheni më të varur, keni nevojë për gjithnjë e më shumë sheqer për të kënaqur dëshirën tuaj.

Hani sheqer edhe kur nuk jeni të uritur

Të varurit nga sheqeri mund të dëshirojnë ëmbëlsirat edhe nëse sapo kanë ngrënë. Nëse jeni nga ata persona që pas drekës dëshirojnë një copë tortë apo diçka të ëmbël, keni problem me sheqerin. Mjekët deklarojnë se kjo është në fakt shenja e parë që ju jeni të varur nga sheqeri.

Ju ndiheni në faj për të ngrënë sheqer

Ndjenja e fajit për të ngrënë ndonjë ushqim mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të të ngrënit. Nëse jeni të turpëruar për dëshirat tuaja për sheqer, ndoshta duhet të flisni me mjekun ose terapistin tuaj për këtë.

Ju gjithmonë dëshironi ëmbëlsirat

Pas marrjes së tepërt të sheqerit, nivelet e sheqerit në gjak do të ulen sepse insulina e shtyn gjithë atë sheqer në qeliza për të parandaluar dëmtimin e sheqerit. Kjo rënie shkakton sheqer të ulët në gjak dhe më shumë dëshira.

Dëshira për ushqim të kripur

Dëshira për ushqime të kripura është një nga shenjat që trupi juaj nuk po merr lëndët ushqyese që i nevojiten. Kjo është çuditërisht e zakonshme në mesin e atyre që janë të varur nga ushqimet me sheqer, pasi këta njerëz shpesh kanë mungesë të lëndëve ushqyese kryesore. Nëse hani rregullisht ëmbëlsira, ndoshta nuk po merrni mjaftueshëm proteina dhe yndyra të shëndetshme për të cilat trupi juaj ka nevojë. Dëshira për ushqime të kripura është një mënyrë që trupi juaj mund t’ju thotë të bëni një pushim nga sheqeri dhe të hani diçka më ushqyese.

Ju po përpiqeni të hiqni dorë dhe keni simptoma të pazakonta

Varësia ndaj sheqerit mund të jetë një varësi e sjelljes, për shembull ju mësoheni të konsumoni sheqer pas një vakti ose në një kohë të caktuar të ditës, dhe gjithashtu mund të jetë një varësi kimike. Kur hiqni dorë ose prishni orarin tuaj normal, trupi juaj mund të shfaqë simptoma të caktuara.

Disa nga simptomat më të zakonshme të varësisë ndaj sheqerit mund të përfshijnë dhimbje koke, letargji ose ndjenjë të lodhjes, dhimbje muskujsh, nauze, gazra dhe fryrje, madje edhe pagjumësi.

Në shumicën e rasteve, këto simptoma intensifikohen pas 24 orësh. Mënyra më e mirë për të hequr dorë nga sheqeri është ngadalë duke e ulur atë pak nga pak.