Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Shënohet 30 vjetori i diplomimit të parë në Medresenë “Isa Beu”

Muslim Shop

Me rastin e 30-vjetorit të maturës të gjeneratës së parë të Medresesë “Isa Beu” – Shkup, në hapësirat e kësaj medreseje është mbajtur një takim i përbashkët i të diplomuarve të gjeneratës së parë të kësaj shkolle të mesme profesionale, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo gjeneratë e parë në Medresenë “Isa Beu” ka diplomuar në vitin shkollor 1987/1988, kur gjithsej 49 nxënës të ndarë në dy klasa, A dhe B, arritën të kryejnë me sukses mësimet e shkollës së mesme profesionale të medresesë.

Nxënësit të cilët diplomuan të parët në Medresenë “Isa Beu” – Shkup, sot veprojnë në insitucione ndërkombëtare me poste të ndryshme, duke përfshirë edhe fusha të tjera jashtë teologjisë, brenda dhe jashtë vendit, si në Gjermani, Zvicër, Austri, Egjipt, Kuvajt, Japoni, Kazakistan, si dhe në vende të tjera të rajonit e më gjerë.

Musa Musai, nga Këshilli iniciues i takimit, aktualisht profesor universitar, tha se shoqëria ka pasur pritshmëri të jashtëzakonshme pozitive dhe se përkrahja për të diplomuarit e parë ka qenë shumë e madhe.

“Ne jemi rritur me këtë barrë, edhe në kuadër të asaj që mësohej në disiplinë në kuadër të praktikave të kësaj shkolle, secili prej nesh ka mundur ta vërejë barrën dhe peshën e asaj se ‘a thua vallë mos dalim prej atyre binarëve të pritshmërive që i ka pasur shoqëria’. Tani më nuk ka qenë shumë e rëndësishme çfarë dua unë personalisht, por ka qenë shumë e rëndësishme cilat janë porositë dhe pritshmëritë e shoqërisë”, u shpreh Musai për AA.

Ai thekson se këtë barrë e kanë përjetuar vetë dhe se perceptimi i shoqërisë ka qenë se kjo gjeneratë e parë e Medresesë janë heronj të rëndësishëm të shoqërisë.

Gjenerata e parë e Medresesë “Isa Beu” – Shkup është e dalluar edhe me veprimtarinë e sportit, në kuadër të së cilës kanë zënë vende të para në shumë turne që janë mbajtur në Shkup dhe më gjerë, por kanë arritur sukses edhe në organizimin e shfaqjeve, programeve kulturore e artistike, si dhe aktivitete të tjera që kanë qenë të mirëpritura dhe të vlerësuara pozitivisht nga popullata.

Krahasuar me gjeneratën e parë kur diplomuan vetëm 49 nxënës, sot numri i të diplomuarve nga kjo shkollë është rritur ndjeshëm. Vetëm në vitin e fundit shkollor nga kjo shkollë arritën të diplomojnë 192 nxënës, ndërsa nga koha e themelimit deri më tani kanë diplomuar 2.830 nxënës.

Medreseja “Isa Beu” në Maqedoni ka filluar me punë më 15 tetor të vitit 1984, me statusin e saj si shkollë e mesme profesionale, duke ofruar mësim në atë kohë për 88 nxënës të cilët u regjistruan në vitin e parë të themelimit të saj.

Iniciativa për ndërtimin e Medresesë në Maqedoni filloi në vitin 1979 nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, pasi nevoja e muslimanëve të Maqedonisë për të pasur një vatër arsimore për përgatitjen kadrovike të muslimanëve ishte imanente. Edhe pse realizimi nuk ishte i lehtë, shkaku i sistemit politik monist i asaj kohe, më 2 gusht të vitit u promovua gurthemeli i kësaj Medreseje.

Që nga ajo kohë Medreseja kishte profesor të rregullt, por për shumicën e lëndëve mësimdhënës ishin punonjësit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, të cilët më vonë u zëvendësuan me profesorë adekuatë dhe sot kjo medrese funksionon me kuadro profesionale në gjithsej 30 lëndë mësimore.

Sot, kjo medrese përveç kompleksit të saj që përmban tri godina kryesore në fshatin Kondovë në pjesën perëndimore të qytetit të Shkupit, ka parelelet e shtrira edhe në qytete tjera të vendit. Qyteti i Tetovës ka paralelen e vajzave që nga viti shkollor 2004/2005, Shtipi ka paralelen e djemve që nga viti shkollor 2005/2006, Shkupi ka një paralele të vajzave të ndarë nga kompleksi në Kondovë që nga viti 2006/2007, si dhe Gostivari ka një paralele po ashtu të vajzave që nga viti 2008/2009.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma