Rtv Pendimi

Sheqerpare tradicionale me miell misri

Përbërësit për këto sheqerpare: 1 vezë, 150gr sheqer pluhur, 200gr gjalpë i shkrirë (margarinë), 100gr miell misri, pak lëng limoni, 1 pako sheqer vanilje, miell sa të jetë e nevojshme, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), kokos për dekorim.

Për sherbetin: 500gr sheqer, 300ml ujë.

Përgatitja: Për këto sheqerpare, marrim një enë kuzhine fillimisht, shtojmë 1 vezë dhe e përziejmë pak me tel kuzhine. Më pas tek veza shtojmë 150gr sheqer pluhur dhe e përziejmë masën prapë me tel kuzhine, shtojmë 200gr gjalpë të shkrirë, 100gr miell misri, pak lëng limoni dhe e përziejmë masën vazhdimisht me tel kuzhine.

Pasi i kemi përzier të gjithë këta përbërës së bashku, tek masa shtojmë një pako sheqer vanilje, miell sa të jetë e nevojshme, një pako pluhur për pjekje (pecivë). Pasi e kemi hedhur miellin, e përziejmë mirë me lugë ose me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë.

Pasi e kemi bërë brumin gati, marrim një tepsi për ëmbëlsira e lyejmë me gjalpë ose vaj dhe më pas nga brumi formojmë topthi të vegjël duke i lyer pak duart me vaj ashtu si në video. Sheqerparet i vendosim një nga një në tepsi dhe më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 20-30 minuta.

Pasi sheqerparet të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë në një anë që të ftohen, më pas përgatisim sherbetin marrim një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 500gr sheqer dhe 300ml ujë. Sherbetin e ziejmë për 10 minuta dhe pasi të zihet sheqerpareve të ftohura ua hedhim sherbetin e nxehtë.

Sheqerparet i vendosim në një enë të thellë, ashtu si në video pasi e pinë më mirë sherbetin. Në fund pasi sheqerparet ta kenë pirë sherbetin, i zhysim në kokos për dekorim duke i rrotulluar nga të gjitha anët. /Pergatit.com

Ju bëfshin mirë!

TË NGJAJSHME