SHEREBELA, mbretëresha e shëndetit

Sherebela eshte nje bime aromatike qe i perket  familjes Labiatae. E njohur me emrin shkencor  salvia officinalis e ka prejardhjen nga “salus salvus” (sano e salvo qe ne latinisht do te thote “ne shendet te mire” )

 

Pak histori

 

E njohur qe ne antikitet per vetite e saj kuruese:

Galet e konsideronin si nje bime qe mund te kuronte te gjitha semundjet.

Romaket e konsideronin si nje bime te shenjte. Vetem te perzgjedhurit kishin te drejte ta mblidhnin.

 

Ne nje  traktat te mesjetes  citohet  “Il desiderio della Salvia è di rendere l’uomo immortale”

 

Ne nje enciklopedi antike te bimeve rrefehet: kur virgjeresha Maria duhej te largohej u kerkoi ndihme bimeve dhe vetem sherebela e fshehu nen gjethet e saj dhe e mbrojti nga njerezit e Erodit. Pas kesaj Maria e bekoi sherebelen ne perjetesi si sheruese e shumices se semundjeve dhe te mos i shuhej fara kurre.

 

Shume e vleresuar dhe nga kinezet si bima qe sillte jetegjatesine

 

Vetite kuruese te sherebeles

Perdoret nga erboristet e gjithe botes per te lehtesuar ndrydhje, enjtje, fryrje, ulceren, hemorragjite.

Perdoret nga omeopatet per shqetesimet e stines si dhimbje fyti dhe kollen. Per te trajtuar temperaturat qe vine nga shkaqe te brendshme duke permiresuar shendetin. (Perdorin vajin esencial te holluar vetem tre pika ne 100 ml uje)

Per probleme te lidhura me sistemin nervor dhe me trurin.

Probleme te lidhura me tretjen fale efektit tonifikues te sherebeles e cila forcon gjithe kanalin e tretjes duke perfshire dhe stomakun.

 

Per sa i perket problemeve dhe higjenes se gojes sherebela eshte shume e dobishme pasi parandalon dhe trajton infeksionet e gojes, qelbezimet nga dhembet te mishrave te gojes, infektimin e qiellzes.

 

Sherebela eshte quajtur estrogjeni natyral pikerisht per efektet lehtesuese ne  sintomat e menopausez sic eshte djersitja e tepert dhe afshet e papritura, pasi rregullon nivelin e estrogjenit qe ne kete periudhe ka luhatje te shumta.

 

Rregullon ciklin mestrual.

 

Eshte kurative per reumatizmen dhe migrenen.

 

Eshte antidiabetike pasi pastron gjakun si dhe ul nivelet e glicemise.

 

Perdoret kunder pickimeve te insekteve.

 

Sheron plaget, ndalon gjakun dhe pershpejton mbylljen e tyre.

 

Ne kozmetike prodhohen pasta dhembesh me sherebele por mund ti ferkoni dhembet direkt me gjethe te sherebeles per ti zbardhur. Shplarja e flokeve me uje sherebele vonon thinjat dhe rinon ngjyren e flokeve. Avujt  per fytyren me vajin esencial te sherebeles  jane pastruese dhe astringente (terheqese). Me sherebelen prodhohen sapun, detergjent fytyre, cremra, locione dhe parfume.

 

Kura dhe mjekime

 

Reagon si disifektues dhe anibakterik natyral ne rastet e qelbezimeve. Mishrave te dhembeve, laringeve dhe faringeve. Per gargarizma dhe shplarje goje mjaftojne 4 gr sherebele ne 100 ml uje, zihet ne flake te lehte. Lihet te ftohet dhe me pas filtrohet. Mund te behen shplarje disa here ne dite.

 

Keshillohet ne rast lodhjeje fizike dhe intelektuale pasi ushqen trurin dhe ndihmon memorjen Per te luftuar gjendje depresive lodhje fizike dhe mendore behet caj: 30 gr gjethe te thara ne 1 liter uje. Merret para gjumi ose ne moment krize.

 

Kur ngjiremi ose na iken zeri: 30 gr gjethe sherebeli ne gjysem litri uje. Pasi e filtrojme i shtojme dy luge mjalte dhe nje luge uthull. Perdoret per gargarizma. Mund te ruhet deri ne nje jave ne shishe ne frigorifer.

 

Vaji esencial i sherebeles eshte shume efikas kur jeni te ftohur (vetem me recete mjeku) poe mund te perdoret pa merak ne aromatizantet e ambientit.

 

Caj sherebele dhe rosmarine , recete per te rregulluar humorin.

 

Eshte nje caj qe jep energji, tonik dhe antidepresiv, perfekte per te rekuperuar formen fizike, largon dhimbjen e kokes, qeteson nervat dhe rregullon hidratacionin.

 

Nje tufe rozmarine, tre gjethe sherebele i zieni 5 minuta i lini te ftohen i filtroni dhe e embelsoni me  mjalte.

Efektet negative te sherebeles

 

Sherebela permban vaj esencial, te pasur me alfa e beta tujone e pinene, linalile,cineolo, borneolo, bornile, canfora, acid ursolik,oleanolik,fumarik,clorogenik,kafeik,rosmarinik,glicerik, salvina,enzima, perosidasi, osidoredutasi vitamin B1 e C, rezina dhe substanca estrogene. Ajo ka flavonoidi dhe glucosidi si luteolo dhe aspigenolo.

 

Vaji esencial permban tujoni dhe chetoni me veprim neurotoksik prandaj duhet perdorur vetem me recete mjeku. Ai eshte shume i fuqishem dhe ka veti toksike prandaj duhet perdorur me kujdes vetem ne doza te percaktuara.

 

Evitoni sherebelen ne shtatezani dhe ne kohen e ushqyerjes me gji.

 

Evitoni sherebelen ne rast se vuani nga epilepsia.

 

Evitoni sherebelen kur vuani nga tensioni i larte.