Shërimi i temperatures me ujë

Abdulla bin Omeri e transmeton hadithin qe i dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:

„Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjari përvëlues i xhehenemit, andaj duhet ta ftohni me ujë.“
Në të kaluarën, ky rëfim e ka habitur shumicën e mjekëve të pa përvojë të cilët ia dolën ti bindin disa ligjvënës që nuk besonin që këtë ta konsiderojnë si hadith jo të saktë, joautentik, prandaj me lejen e All-llahut nuk do të ishte dashur ta shpjegojmë thelbin e ketij mendimi të rëndësishëm të të Derguarit te All-llahut i cili është zbulim hyjnor.
Por, duke ndjekur praktikën e mjeksisë moderne, vërejmë që është zakon që nga pediatrit të dëgjojmë udhëzime që fëmijës me temperaturë ti bëhen banjo me ujë të ftohtë derisa ti bjerë temperatura. Prandaj ne argumentojmë ndërsa All-llahu është ndihmësi ynë.
Thënja e të Dërguarit të All-llahut ka dy kuptime: Kuptimi i pari është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit kurse kuptimi i dytë është i veqantë dhe ka të bëjë vetëm me disa njerëz. E këta njerëz jetojnë në vendet tepër të nxehta, siç janë banorët e Gadishullit Ballkanik. Në rastin e tyre është diqka e rëndomtë që të vuajnë nga temperaturë me afat të shkurtë, që janë pasojë e qëndrimit në temperaturë të larta. Kjo temperature e lartë duhet të shërohet duke pirë ujë të ftohtë ose duke u larë me të. Sidoqoftë qëndrimi në një temperature të ulet mund të shkaktoj gjithashtu këso temperaturash të larta. Ky rast mund të shërohet duke pirë lëngje të nxehta ose duke u larë me ujë të nxehtë. Ne këtu e shohim përsëri teorinë e të kundërtës.

Mbi ato që mëson tibb mjekësia, zjarmia është temperaturë biologjikisht jonormale, jo e natyrshme, e cila fillon në zemër dhe ritet nëpërmjet prishjes të hormoneve të caktuara të gjakut që lidhen me shpirtin ose me frymen (që Galeni e përshkruan si pneuma) dhe duke kaluar nëpër drejtimin qendror nëpër vena dhe arterje, një temperaturë e këtillë përhapet nëpër tërë trupin dhe ngritet deri në atë shkallë sa mund të shkaktojë qregullimin biologjik, i cili vepron dëmshëm nëpër funksionet natyrore të trupit.

Kemi dy lloj temperaturash: temperaturë afatshkurtër, që shkaktohen nga pezmatimi, nga lëvizja e tepërt ose nga qëndrimi i gjatë në temperaturat e larta ose në të ftohtin e acarit të dimrit. Përpos rasteve tjera, është edhe temperaturë traumatike, e cila ndahet në tri kategori: temperaturë traumatike, e cila fillon në gjak. Gjaku duke qenë njëri ndër katër sekrecionet e trupit zhvillon temperaturë dhe ajo pastaj përhapet në tërë trupin: kur temperatura është e lidhur me shpirtin që quhet temperaturë një ditëshe dhe mund të zgjasë deri në tre ditë: kur temperatura është e lidhur me katër sekrecionet themelore të trupit si vreri, mukusi, dhe gjaku i përbërë, që është quajtur kalbësira, dhe më në fund kur temperatura shkaktohet nga organi primar që është quajtur si molisëse. Kjo më vonë do të zhvillohet në shumë lloje.

Pra fjalët e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: … ftohni me ujë, nënkuptojnë gjithashtu bllokimin e pasojave të saj.