Dardha shijon shumë: me përbërjen pak të kokrrizë e shumë të ëmbël. Por me dardhën mund të parandalosh edhe një sërë sëmundjesh.
Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.
Dardha ka veti diuretike, që ndihmon në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, që ndihmon së tepërmi personat që vuajnë nga artriti urik.
Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.
Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.
Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.
Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.
Ul kolesterolin në gjak.
Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.
Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.
Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kuçeve. /Telegrafi/