1. Ti je më i mirë sesa të të ngushtohet gjoksi yt, të keqkuptohet kuptimi yt, të komentohet vepra jote si me mendjemadhësi, ti je më i mirë me injorimin tënd, i të gjithë atyre që duan ta ndyjnë pastërtinë e jetës sate!
2. Mësova që mos t’i besoj atij që flet për njerëzit, sepse ai do t’u flasë njerëzve për mua!
3. Nuk ka dallim mes ngjyrës së kripës dhe sheqerit, të dy janë njëngjyrësh, mirëpo dallimin mes tyre e vëren pasi i provon. Të tillë janë edhe njerëzit!
4. Prite çdo gjë nga të gjithë njerëzit, që mos të fundosesh nën titullin e quajtur “goditje e papritur”!
5. Mosinteresimi yt rreth mendimeve të të tjerëve për ty, konsiderohet fshehtësi nga fshehtësitë e lumturisë!
6. Nëse njerëzit flasin keq për ty, thuaj ashtu si tha Hasan El-Basrij, Allahu e mëshiroftë:
“Mirë se vjen me një të mirë që nuk e veprova, e as për të nuk u mundova, e as që depërtoi në të mahnitja e as dyfytyrësia!”
7. Urtësinë më të mirë që mund ta marrësh në jetë: Mos të të interesojë ajo që flitet për ty! Ti e di se kush je, dhe Allahu e di gjendjen dhe qëllimin tënd, mos pakëso asgjë nga vlerat e tua për t’i shfajësuar veprimet e tua! Fshehtësia e dështimit në jetë është të tentosh t’i kënaqësh të gjithë!
8. Edhe përskaj gjithë atij uji të ëmbël, që bie nga qielli në det, uji i detit prapë mbetet i kripur, prandaj mos e lodh veten, sepse disa njerëz nuk ndryshojnë, sado të përpiqesh!
9. Njerëzit i ndryshojnë fytyrat e tyre për çdo ditë, për këtë arsye mos e kërko vlerën tënde në fytyrat e njerëzve!
10. Kulmi i besimit: Të mos u kushtosh rëndësi atyre që tallen me ty, ngase ti e njeh veten se kush je dhe e di se kush janë ata!
11. Sado që të tjerët shprehin ndaj teje urrejtje dhe zili, injorimi yt ndaj atyre ndjenjave do t’i vrasë ata, dhe ai që dëmtohet do të jetë ziliqari e jo ti, a nëse fillon të mendosh dhe të merresh me ta, nuk do të dëmtohet askush tjetër përveç teje!
12. Kur për ty flitet tepër, pa marrë parasysh mirë apo keq, ji i bindur se ti i angazhove të tjerët përreth teje deri në atë gradë, saqë e lanë atë që iu intereson dhe u përkujdesen për ty! Ti vazhdoje suksesin tënd dhe ata lëri të kënaqen me muhabete!
13. Nuk më njohën, por folën për mua, më bënë padrejtësi, dhe deshi Allahu që ata të m’i fshijnë gjynahet e mia. I falënderoj ata!
14. E njihni emrin tim dhe nuk e njihni tregimin tim, e dini se çfarë kam bërë dhe nuk i dini situatat nëpër të cilat kam kaluar! Ata u ndalën të më gjykojnë dhe e harruan veten e tyre!
15. Flasin për ty pas shpine, ngase me të vërtetë, ata janë mbrapa teje!
16. Po që se bankat na i tërheqin paratë atëherë kur përgojojmë apo fyejmë dhe i vendosin në llogarinë e atyre që i përgojojmë, do të heshtnim që t’i ruanim ato! Prandaj, a janë të hollat tona të përkohshme më të shtrenjta sesa veprat tona të përhershme?!
17. Mos më lajmëroni për atë që më urren apo flet për mua, më lini t’i dua të gjithë dhe ta kem mendimin se të gjithë më duan!!
18. Vetëm injoroni gjërat e dëmshme dhe ato që nuk ju interesojnë, keni për ta gjetur veten në kulmin e lumturisë.
19. Përkujdesuni për fshehtësitë tuaja, janë disa që i përhapin ato, që të tjerët të qeshin me ty!
20. Një i urtë u pyet: “Pse qiejt janë të pastër?
U përgjigj: “Sepse njerëzit nuk banojnë në ta!”
21. Respektoji tri gjëra: Respektoje veten, respektoji të tjerët, respektoji sjelljet e tua dhe ji përgjegjës për to!
22. Po ta dinim se çfarë flitet për ne në mosprezencën tonë, nuk do të buzëqeshnim në fytyrat e plot njerëzve!
23. Nganjëherë heshtja është mësim i dobishëm për t’ua mësuar të tjerëve etikën e dialogut!
24. Respekti im ndaj njerëzve nuk do të thotë se kam nevojë për ta, po thjesht ky është parimi im, që e mësova nga feja ime dhe edukimi im!
25. Mos ndiej dhembje nëse ndonjëri nga ata e mohon të mirën tënde ndaj tij, edhe dritat e rrugëve që ndriçojnë natën, harrohen gjatë ditës!
26. Nuk jam ashtu si thonë, madje ka që më duan dhe më përshkruajnë me pamjet më të bukura, ka që më urrejnë dhe më përshkruajnë me pamjet më të shëmtuara! Çdonjëri prej tyre ka brushë për përshkrim!
27. Ruaje gjuhën tënde nga përgojimi dhe bartja e fjalëve, se përgojimi t’i djeg të mirat ashtu si i djeg zjarri drunjtë!
28. Ki vetëbesim, sepse armiqtë e tu do të frikohen, sado e madhe që të jetë fuqia e tyre!
29. S’ka më mirë sesa të heshtësh para atij, që pret nga ti armiqësi, s’ka më mirë sesa të qeshësh para atij, që pret nga ti të qash!
30. Për të jetuar në jetë i qetë, injoroji tri gjëra: Dëgjova… thanë… flasin…!
31. Ka mundësi që njeriu të ndiejë keqardhje për ndonjë fjalë që e flet, mirëpo rrallë ndien keqardhje për heshtjen!
32. Disa njerëz më lanë në vete një përvojë, e cila më mësoi se si t’i largoj të tillët në të ardhmen!
33. Mos e ki frikën e goditjes së armikut sepse ai nuk i di pikat e tua të dobëta, por frikësoju goditjes së shokut, sepse ai të njeh më së miri nga të gjithë!
34. Ka prej tyre që paraqiten se duan të të mbrojnë, e në realitet ata e dëshirojnë shkatërrimin tënd!
35. Falënderim për ata që e bartin një fytyrë të vetme, prej asaj dite kur i njoftuam e deri më sot.
36. Falënderim për atë që u afrua, pavarësisht largësisë së tij dhe paqja qoftë mbi atë që u largua, pavarësisht afërsisë së tij!
Marrë nga libri:
NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË
(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)
Përmblodhi dhe përktheu:
Irfan Jahiu