Rtv Pendimi

Shëron kancerin e lëkurës!

Banorët e Australisë, me anë të kësaj fitokimikalie, me dhjetra vite bëjnë shërimin e kancerit të lëkurës në këtë mënyrë. Fitokemikalia e njohur me emrin BEC5 është ekstrakt i patëllxhanit të cilin e ka zbuluar dr. Bill E. Cham, pasi që ka dëgjuar për ilaçin e medicinës popullore të fermerëve australian. Ata e kanë njoftuar atë me përgatitjen që e kanë përdorur për shërimin e kancerit të syrit tek kafshët.

Fermerët i kanë shëruar kafshët me aplikimin e një shtrese të qullit të ngrohtë të përgatitur prej farave të frutit të ashtuquajtur ”mollë e djallit”, e njohur me emërtimin latin si Solanum linnaeanum. Kjo është bimë e familjes Solanacea, e cila përfshin perime si domatet dhe patëllxhani. BEC5 lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizave të kancerit.

Pasi qeliza ta tretë ekstraktin e patëllxhanit vjen deri te pëlcitja e saj kështu që qeliza e kancerit është shkatërruar, kurse përbërjen e saj e ri absorbon trupi. Në shërimin e mbi 80.000 rasteve të kancerit të lëkurës, BEC5 ka dëshmuar vetitë e tij. Në të vërtetë, karcinomet jo melanomë invaziv dhe jo-invaziv të lëkurës janë lloje të kancerit që janë shëruar me patëllxhan.

TË NGJAJSHME