Shfaqen fotografitë e para të Golf 8

Volkswagen është duke punuar në ridizajnimin e Golfit dhe së fundmi janë shfaqur edhe disa fotografi të gjeneratës së tetë të këtij modeli.

Omni Auto ka përgatitur disa ilustrime të Golf 8, i cili mund të debutojë kah fundi i vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017. Në këto ilustrime shihet se Golfi i ri do të ketë drita të ngjashme me ato të Audi-së. Gjithashtu janë vërejtur dritat LED në formë të shkronjës C dhe mbrojtëse më agresive..

Golf 8 më nuk do të ofrohet si model me tri dyer, pasi kërkesat për një model të tillë janë shumë të rralla.

Tashmë është mësuar se Golfi i ri do të përfitojë nga teknologjia e kontrollit me gjeste, e cila është duke u prezantuar në Panairin e Elektronikës që po mbahet në Las Vegas. Ky sistem pritet të përkrah MirrorLinkun, Android Auto dhe Apple CarPlay.

Golf 2017 do të jetë hibrid. Gjenerata e re do të ketë sistemin hibrid me 48-volt me motorin e kombinuar 1.0 me tre cilindra. Ky model pritet të harxhojë vetëm 4.7 litra për 100 kilometra. /koha.net/