Shfaqen pamjet zyrtare të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge

Derisa data e lansimit të pajisjeve të reja mobile të Samsung po afrohet, pamjet e modeleve Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge që do të shpërndahen me mediat kanë rrjedhur online.

Më herët është thënë se data e lansimit zyrtar të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge do të jetë 21 shkurti 2016.

Pamjet e publikuara na japin përshtypjet e pamjes që do ta ketë Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge. Në pamjen e parë, Galaxy S6 dhe S6 Edge janë inspirimi i Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge.

Mirëpo ndryshimet e vërteta do të jenë në pjesën e brendshme të secilit prej këtyre modeleve.

Sipas thashethemeve, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge do të mbështeten nga procesorët Snapdragon 820 ose Exynos 8890 me 4GB RAM, 32/64GB memorie, kamerë të pasme me 12MP si dhe Android Marshmallow.

Galaxy S7 pritet të sjell ekranin me 5.1-inç në QHD, ndërsa Galaxy S7 Edge thuhet se do të vijë me ekranin 5.7-inç në 2560 x 1440 piksel. (Telegrafi)