Rtv Pendimi

Shfaqet problem i ri me Galaxy S8 dhe S8 Plus

Gjiganti i teknologjisë, Samsung , ka pasur mjaft kohë që të testojë paraprakisht smartfonët e rinj të saj të avancuar, Galaxy S8 dhe S8 Plus, dhe të sigurohet që të mos eksplodojnë sikur Galaxy Note 7.

Ndërkohë, disa pronarë të këtyre smartfonëve raportojnë se është shfaqur një problem me telefonat e tyre, transmeton Koha.net. Pas problemit të fundit me ekranin e Galaxy S8, në të cilin është shfaqur një hijezim në ngjyrë të kuqe, tani raportohet se këta smartfonët e rinj janë duke u ristartuar papritmas.

Ende është e paqartë se çfarë është duke e shkaktuar këtë problem. Disa përdorues fajësojnë kartelën microSD, ndërsa të tjerë veçorinë Always-On Display dhe disa të tjerë veçorinë për ruajtje të energjisë, Power Save.

Meqenëse është një numër i madh i ankuesve, është e qartë se këta smartfonët kanë të bëjnë me një problem serioz.

TË NGJAJSHME