Shumë vite më parë, askush nuk i dha Huawei-të shumë vëmendje sa i përket telefonave.
Në vend të kësaj, shumica duket se ishin më të interesuar të shihnin kompani të tilla si Apple dhe Samsung, por në kohët e fundit po bëhet e pamundur të injorohet rritja e Huawei.
Në të vërtetë, të dhënat e fundit nga Counterpoint Research kanë zbuluar se pjesa e tregut të telefonave të Huawei është në një rritje të lartë, ku ata komandojnë rreth 17% të tregut global të telefonave.
Ata janë ende pas Samsung, të cilët mbajnë vendin e parë në 21%, por duke pasur parasysh trendet, ne nuk do të habitemi nëse do të arrijnë deri në vendin e parë.
Duke parë numrat, dërgesat globale të Samsung-ut për Q1 2019 ishin rreth 72 milionë, Apple është në 42 milionë, ndërsa Huawei është në 59.1 milion.
Ka kaluar një kohë që kur Huawei kishte kapërcyer Apple, dhe duke u bazuar në këtë, nuk do të habiteshim nëse do të arrinin Samsung në vitin ose dy vitet e ardhshme.
Kështu mund të ndodhë pavarësisht nga fakti se kompania është përballur me një sasi mjaftë të lartë të rezistencës nga agjencitë qeveritare në mbarë botën për shqetësimet e spiunimit të supozuar. /Telegrafi/